Ky është momenti dramatik që një punonjës rus i një firme energjetike i shpëton më të keqes, pasi një transformator i energjisë elektrike hidhet në erë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në fillim të këtij muaji në territorin Krasnoyarsk, i cili është rreth 2.000 milje në lindje të Moskës.
Gjatë videos, punëtori mund të shihet duke punuar me disa pajisje në atë që thuhet të jetë një transformator i energjisë elektrike.
Ai hapi disa mbulesa mbrojtëse dhe mund të shihet duke vazhduar punën. Pasi bëri disa veprime pa ndonjë reagim negativ, nënstacioni shpërtheu papritmas.
Dëshmitarët që ishin duke filmuar operacionin ishin të habitur kur e panë punëtorin, të quajtur vetëm si Anton, duke u larguar nga vendi i ngjarjes me vetëm disa ‘skuqje në krah’. /Telegrafi/