Andrew Bickel nga Cardiffi i Anglisë, ka shkuar deri te furgoni e tij për të marrë një pajisje, por kur është kthyer në dyqan ka parë se nuk e ka kutinë me vegla.
Pasi e ka kërkuar nga punonjësit e lokalit për bamirësi, ka kuptuar se ata e kanë shitur pa dashje, duke menduar se është pjesë e gjërave të ekspozuara, transmeton Telegrafi. Madje, ata e kanë shitur për rreth një euro, e vlera e tyre ishte 300 euro.
“Dola nga dyqani për të parë mos ishin ende përjashta, por nuk e pash askënd. Shpresoj që ua dinë vlerën dhe i shfrytëzojnë”, ka thënë Bickel lidhur me rastin. “U nervozova shumë, mirëpo punonjësit ishin shumë të sjellshëm”!
Mësohet se ai e ka tejkaluar këtë nervozë dhe se nuk kërkoi kompensim. /Telegrafi/