Telegrafi

Elektricisti që nuk përdori pajisjet mbrojtëse, mbeti në shtyllë me kokë poshtë (Video)

Në Krasnoyarsk të Rusisë, një elektricist i paemëruar që nuk i ka përdorur pajisjet mbrojtëse gjatë punës, ka mundur ta pësojë me jetë.

Punonjësi që ishte vetëm disa centimetra larg kabllove të energjisë së lartë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, por këpuca i është ngatërruar në mbrojtësen metalike, transmeton Telegrafi.

Për afro një orë ai ka qëndruar me kokë poshtë, derisa në vendin e ngjarjes kanë shkuar ndihmësit që e kanë zbritur me shportën që ngrihet me kran.

Mësohet se gjatë tërë kësaj kohe ishte pa ndjenja, por më pas gjendja tij është normalizuar dhe tani ka vëmendjen e plotë. /Telegrafi/