Site icon Telegrafi

Elegancë e pastër: Mercedes rinovon Coupe E-Class dhe Cabrio

Sipas njoftimeve, MERCEDES prezantoi prodhime të reja të versioneve më tërheqëse të E-Class, Coupe dhe Cabrio.

Drejtuesit Andrea Ruland i Mercedes-Benz dhe Kamelia Brodner i Mercedes-AMG paraqitën veçoritë e të dy modeleve në detaje me anë të disa fotove, transmeton Telegrafi.

Luksi brenda këtyre makinave është i jashtëzakonshëm dhe duket se primare për këto modele ishte pikërisht luksi, sepse në performancë nuk është se kanë ndryshuar shumë ose nuk duket se janë modele për të apasionuarit e shpejtësisë.

E Coupe ka një motor 2.0, me naftë dhe ka 194 kuaj fuqi, ndërsa nëse merrni motor 2.0 me benzinë ka 197 kuaj fuqi.

E Cabrio ka motor 2.0 dhe 258 kuaj fuqi.

Këtë herë ju prezantojmë veturat përmes disa fotografive. /Telegrafi/

Mercedes E Coupe

Mercedes E Cabrio

Exit mobile version