Site icon Telegrafi

Elegancë biznesi drejtuar nga Mbretëresha Letizia: Çdo zonjë do të dëshirojë ta kopjojë këtë stil!

Tashmë jemi mësuar ta shohim në veshje të përsosura, andaj edhe këtë herë nuk ishte ndryshe

Mbretëresha Letizia (48) edhe një herë ka ngazëllyer kritikët e modës, këtë herë duke u shfaqur në veshje biznesi.

Ky kombinim i rri mirë çdo figure dhe mund t’ju shërbejë si inspirim për ditën e ardhshme të punës, transmeton Telegrafi.

Stili monokromatik edhe këtë vjeshtë është aktual, ndërkaq me ngjyrën e hirtë nuk do të gaboni.

Ngjyra e këtillë, mu si edhe e zeza, u rri mirë të gjithave. Pantallonat me prerje të rrafshëta kanë nxjerrë në pah këmbët e saj të holla.

Xhaketa interesante me mëngë të shkurtra i ka dhënë një vulë interesante gjithë kombinimit, ndërkaq me këpucët e zeza e ka plotësuar gjithë kombinimin.

Nuk mund të themi asgjë tjetër, pos që duket shumë elegante.

A ju pëlqen edhe juve ky stil i modës i mbretëreshës Letizia? /Telegrafi/

Exit mobile version