Mbi lëkurën e zhveshur, stolia shton sensualitetin dhe ju bën të shkëlqeni sipas krijueses së aksesoreve Marie-Helene de Taillac koleksioni “Eye”, i së cilës është shumë i suksesshëm për momentin.
Gurë të ngërthyer në një sy mbrojtës, ky është motivi që përshkon vathët, byzylykët ose varëset me një zinxhir.
Nga kreatorja Victoria Casal e pashmangshmja e verës është një varëse “Palmë”. Në ngjyrë të bardhë dhe të verdhë, nuk i mungojnë diamantet.
Bizhutë e lehta janë gjithashtu shumë të preferuara nga markat e modës. Kështu Dior propozon një seri të vogël të limituar pranverë-verë 2006, të konceptuar rreth një vargu me gurë turkuazë natyrorë.
E njëjta erë lehtësie fryn edhe për linjën Delicate Rose cut, varëse diskrete me gurë thuajse të sheshtë, ideale për të luftuar të nxehtin. /Telegrafi/