Nga: Zbigniew Herbert
Përktheu: Salajdin Salihu
Elefantët janë të ndjeshëm dhe shumë nervozë. Ata kanë fantazi të bujshme, e cila, herë pas here, ua lejon ta harrojnë pamjen e tyre. Kur hyjnë në ujë i mbyllin sytë. Nervozohen e qajnë kur i shikojnë këmbët e veta.
E kam njohur një elefant të dashuruar te kolibri. U ligështua dhe më nuk flinte – sa zemra i plasi. Ata që nuk e njohin natyrën e elefantit, thanë: ishte shumë i fuqishëm.