Telegrafi

Elefanti i vogël nuk e lëshonte turisten të shkonte, pasi ajo e përkëdheli (Video)

Jane Hight McMurry nga Shtetet e Bashkuara, ishte për vizitë në një regjion të Tajlandës, ku ofrohet edhe shëtitje mbi elefantë.

Por, kur turistja ndaloi të ledhatonte një elefant të vogël, e pati problem të largohej prej tij, transmeton Telegrafi.

Kafsha shfrytëzoi hundën e gjatë që ta ndalonte, ndërsa më pas nisi edhe t’ia kafshonte këmbën, në përpjekje për të mos e lejuar të shkonte.

Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin emocionues që është pëlqyer shumë në rrjetet sociale, ku grumbulloi edhe shumë pëlqime. /Telegrafi/