Site icon Telegrafi

Elefanti vogël e mësoi në mënyrë të vështirë, pse nuk duhet qëndruar nën të pasmet e të mëdhenjve (Foto)

Ivan Glaser ndodhej në një park nacional të Afrikës së Jugut, ku zuri moment e pakëndshëm për një elefant të vogël.

Derisa ndodhej nën të pasmet e tjetrit, u mbulua nga nevoja që ai nisi ta kryente papritmas mbi të, transmeton Telegrafi.

“Doja të vrapoja dhe t’i them të largohet, por gjithçka ishte vonë. Aparatin e kisha në duar, andaj e kapa momentin dramatik”, ka thënë Glaser.

Madje, kafsha e re në moshë as që ka lëvizur, duke mos ditur se çfarë po ndodhë, megjithëse i binin sipër jashtëqitjet.

“Ishte mënyra më e vështirë, për ta mësuar se pse nuk duhet lëvizur në atë formë”, ka shkruar ai në videon e shpërndarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version