Telegrafi

Elefanti i vërsulet autobusit me pasagjerë, ia thyen xhamin – shoferi indian mundohet ta qetësojë

Ky është momenti kur një elefant i vërsulet autobusit me pasagjerë – ku si pasojë thyen xhamin e përparmë me brinjë.

Gjithçka ndodhi në një rrugë në jug të Indisë, ku një pasagjer filmoi elefantin duke e thyer xhamin e autobusit, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se autobusi po transportonte punonjës të qeverisë nga Kotagiri në drejtim të Mettupalayam.

Por ishte reagimi i shpejtë i shoferit që u ngrit nga ulësja për ta shpërqendruar, përndryshe pasojat mund të kenë qenë më të mëdha.

Duke marrë parasysh forcën dhe madhësinë që e ka një elefant, ka mundur të rrokullis autobusin me pasagjerë. /Telegrafi/