Site icon Telegrafi

Elefanti thyen dritaren e makinës në kërkim të ushqimit – turistët rrëfejnë momentin drithërues që përjetuan në Sri Lanka

Ky thuhet të jetë momenti kur një familje mbeti në shok pasi një elefant iu afrua makinës së tyre dhe goditi një dritare të saj duke kërkuar ushqim, ndërsa ata ishin me pushime në Sri Lanka.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë gjitarin duke dalë nga pemët në Parkun Kombëtar Yala, përpara se të vraponte papritur drejt Kasun Basnayake dhe familjes së tij me makinën që kishin marrë me qira.

Më pas, ai përdor “bririn” e tij për të thyer dritaren e shoferit dhe “futet me hundë brenda automjetit” duke kërkuar diçka për të ngrënë.

Kasun, nga Perth, Australia Perëndimore, tha për BBC: “Filloi të kërkonte rreth këmbëve tona për ushqim dhe shoferi na tha t’i jepnim çdo gjë që kishim, kështu që e ushqeva me sanduiçin e mbetur të djalit tim”.

“Ai më tha të hidhja pjesën tjetër nga dritarja, kështu bëra dhe shoferi më pas arriti të largohej me shpejtësi… Ato sanduiçe dhe patate të skuqura ndoshta na shpëtuan jetën”.

Gjatë incidentit nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version