Telegrafi

Elefanti sulmon qytetarët në një treg në Tajlandë, 19-vjeçarja që ishte kapur në hundën e tij mezi shpëton (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një adoleshente detyrohet të ngjitet në hundën e një elefanti, që i ishte vërsulur qytetarëve në një treg në Tajlandë.

Nichanat Manucham, 19-vjeç, po bënte fotografi me elefantin në Surin në verilindje të Tajlandës, kur në një moment u pengua duke frikësoi elefantin që mendoi se do ta sulmon dhe e kapi me hundë, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq elefanti Phan Thong, filloi të jetë i dhunshëm dhe të sulmojë të gjithë qytetarët që ishin në treg, duke shkatërruar gjithçka që i dilte përpara.

Megjithatë Manucham ka arritur t’i shpëtojë më të keqes me vetëm disa gërvishtje në kraharor, ndërsa masa mezi kanë arritur ta qetësojnë elefantin që humbi kontrollin. /Telegrafi/