Ky është momenti rrëqethës kur një adoleshente detyrohet të ngjitet në hundën e një elefanti, që i ishte vërsulur qytetarëve në një treg në Tajlandë.
Nichanat Manucham, 19-vjeç, po bënte fotografi me elefantin në Surin në verilindje të Tajlandës, kur në një moment u pengua duke frikësoi elefantin që mendoi se do ta sulmon dhe e kapi me hundë, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq elefanti Phan Thong, filloi të jetë i dhunshëm dhe të sulmojë të gjithë qytetarët që ishin në treg, duke shkatërruar gjithçka që i dilte përpara.
Megjithatë Manucham ka arritur t’i shpëtojë më të keqes me vetëm disa gërvishtje në kraharor, ndërsa masa mezi kanë arritur ta qetësojnë elefantin që humbi kontrollin. /Telegrafi/