Një burrë është shtypur për vdekje nga elefanti, pasi doli nga vetura dhe iu afrua kafshës gjigante për ta fotografuar.
Sadik Rahman 40-vjeç, ishte duke shkuar në punë në qytetin Jalpaiguri në Bengal të Indisë, kur në rrugë i doli një elefant, transmeton Telegrafi.
Dhe për shkak të tij u krijua kaos trafiku dhe kështu vendosi të dalë nga vetura për t’i bërë një foto, por ky veprim i kushtoi me jetë.
Por, duket se ai ishte ofruar shumë, pasi elefanti në një moment filloi të sillej çuditshëm, dhe në një moment e goditi me hundë duke e përplasur për tokë dhe pas disa sekonda e shkeli me këmbët e tij gjigante.
Dhjetëra persona që ishin ndalur midis rruge me veturat e tyre për shkak të bllokadës që ua kishte shkaktuar elefanti, mbetën të shokuar kur panë burrin e masakruar nga elefanti.
Këtë ngjarje e kishte filmuar një kalimtar rasti afër parkut nacional Gourmara. /Telegrafi/