Site icon Telegrafi

Elefanti shtyp 10-vjeçarin në Indi, mbetet i vdekur në vend (Video, +18)

Në një zonë malore në Indi të cilët po vëzhgonin nga afër elefantët kanë qenë dëshmitarë të një ngjarje tragjike, kur një elefant gjigant iu vërsul njërit prej tyre dhe e mbyti duke e shtypur.

Videoja është filmuar në malet Suijakanari në Jarkhand, ku shihen të rinjtë që kaplohen nga paniku kur iu afrohen tufës së elefantëve, dhe kur njëri prej tyre vendosi t’i vërsulet të riut, transmeton Telegrafi.

Edhe pse u mundua të fshihet në shkurre, elefanti arriti ta lokalizon dhe për pak sekonda iu afrua dhe e shkeli, duke e lënë të vdekur në vend. Por sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas iu vërsul edhe tjerëve.

Policia indiane ka njoftuar se djaloshi i ka pasur 10 vjet dhe se ka mbetur i vdekur në vend, kurse banorët e asaj zone kanë deklaruar se prej kohësh kishin paralajmëruar autoritetet lokale se në afërsi të shtëpive të tyre qëndrojnë vazhdimisht një tufë e elefantëve.

“Po të kishin reaguar me kohë autoritetet lokale, djaloshi sot do të ishte gjallë”, ka deklaruar banori i një fshati. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=5RJSrpIjWMw

Exit mobile version