Telegrafi

Elefanti shkatërroi rreth 100 shtëpi, shumë vetura, motoçikleta… (Foto/Video)

 Ky elefanti i ikur nga rezervati Baikunthapur, ka kaluar nëpër disa fshatra, derisa ka arritur në qytet.

I frikësuar nga ambienti i panjohur, nga njerëzit dhe veturat, elefanti ka filluar të bëhet i dhunshëm.
Kafsha gjigante, ka shkatërruar rreth 100 shtëpi, në përpjekje që të ikte nga aty, transmeton Telegrafi.

Elefanti i gjakosur nga goditjet, ka shkatërruar edhe shumë vetura dhe motoçikleta, teksa lëvizte nëpër rrugë.

Atë e kanë qëlluar disa herë me qetësues, por ka vazhduar të lëvizte, sepse injeksioni nuk ka dhënë efekt të menjëhershëm.

Pasi është vënë nën kontroll, elefanti është lidhur dhe kthyer sërish në vendin ku jeton. /Telegrafi/