Ky është momenti i çuditshëm, kur një elefant i vogël e ka shfrytëzuar shokun që flinte, si një ulëse për të pushuar.
Turistët e kanë fotografuar momentin kur kafsha e re në moshë, ka ndaluar në këtë formë në Parkun Nacional Serengeti në Tanzani.
Me gjithë peshën e tij, elefanti që ishte i shtrirë nuk e ka ndjek se i është ulur dikush sipër, transmeton Telegrafi. Më pas, ai e ka qëlluar me hundë shokun e tij që flinte, derisa e ka zgjuar.
“Në fillim dukej se është i sëmurë dhe nuk po ndjehet mirë. Por, sapo u zgjua filloi të hante barë dhe gjithçka ishte në rregull”, ka thënë Julie Lindenmayer, e cila fotografoi momentin teksa po vizitonte parkun. /Telegrafi/