Telegrafi

Elefanti i quajtur sipas “bin Ladenit” vret pesë fshatarë në një vendbanim në Indi – por ky nuk ishte sulmi i vetëm i tij

Një elefant i quajtur sipas Osama bin Laden ka shkelur pesë persona për vdekje në një tërbim në një fshat indian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, elefantit i ishte vënë emri “Laden” pasi më parë sulmoi fshatrat dhe shkatërroi fushat në shtetin e Assam.

Por këtë javë shkoi në tërbim dhe vrau pesë persona, duke shkaktuar një operacion të madh për ta ndaluar atë në pyllin e Rongjuli.

Tani, siç thuhet tutje, “Laden” mund të qetësohet dhe të dërgohet në një pyll tjetër, pa njerëz që jetojnë pranë.

Fshatari Rajen Rabha tha se sulmi vdekjeprurës i elefantit kishte ndodhur të martën natën.

“Por kjo nuk ishte e gjitha. Në të kaluarën, Laden ka sulmuar fshatrat tanë dhe ka vrarë njerëz dhe ka shkatërruar arat tona”, tha ai.

Kafsha ishte e vetme, shtoi ai, duke thënë se zyrtarët e pyjeve po përdorin elefantët shtëpiak për ta vëzhguar atë nga një distancë e sigurt.

Ata janë gjithashtu duke përdorur dronë për të vëzhguar pyllin dhe kanë lëshuar sot fotografi të tij, që shëtiste përmes pemëve.

Ministri i pyjeve Assam, Parimal Shuklabaidya tha se një komitet prej tetë personash, përfshirë ekspertë të kafshëve të egra, do të vendosnin se çfarë të bëjnë me elefantin. /Telegrafi/