Një elefant në provincën Shandong të Kinës lindore i ktheu këpucët e një djali të vogël pasi ajo i ra në kopshtin zoologjik.
Një video të publikuar në Twitter tregon një elefant duke rrëmbyer një këpucë dhe duke ia kaluar me kujdes një fëmije i cili më pas e merr atë.
“Sa bukur”, “Elefantët janë kafshët më besnike që ekzistojnë”, vlerësuan njerëzit gjestin e elefantit.
Megjithatë, për disa, pamja është e trishtueshme.
“Asgjë në lidhje me këtë nuk është e bukur. Një pamje e trishtuar e një kafshe të robëruar në një rrethim të vogël,” shkroi një person. /Telegrafi/
This elephant was up to the… tusk 🐘 The animal returned a child’s shoe after it fell into its zoo enclosure in eastern China pic.twitter.com/MZb0qJpo3B
— NowThis Impact (@nowthisimpact) August 17, 2022