Telegrafi

Elefanti mbyt një fëmijë në kopshtin zoologjik (Video)

Një elefant në kopshtin zoologjik në Rabat të Marokos ka hedhur papritmas gurë në drejtim të vizitorëve, duke lënë të vdekur një vajzë shtatëvjeçare.

Vajza ka qenë duke e vizituar kopshtin zoologjik me familjen e saj dhe ishte ndalur para tre elefantëve të kopshtit për t’i shikuar. Njëri nga ta ka filluar të gjuaj gurë në drejtim të masës së njerëzve, që nuk ishin më larg se 10 metra. Vajza është lënduar rëndë, e pas disa orëve ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se ekspertët e kopshtit janë duke e studiuar sjelljen e elefantit femër për të kuptuar se pse ka ndodhur ai veprim “abnormal” nga elefanti.