Telegrafi

Elefanti hyri në një shtëpi në kërkim të ëmbëlsirave

Një video e një elefanti duke u përpjekur të dilte nga një shtëpi në të cilën kishte hyrë në kërkim të ushqimit u bë virale së fundmi në Twitter.

Përdoruesi që ka postuar videon, i cili punon në Shërbimin Pyjor Indian, ka shkruar se hyrja në shtëpinë e elefantit “nuk është pengesë në kërkimin e ushqimit të tij të preferuar”.

“Elefantët kanë më shumë receptorë nuhatjeje se çdo gjitar tjetër, përfshirë qentë, dhe ata mund të nuhasin ushqimin nga milje larg”, shpjegoi ai.

“Ai është shumë i kujdesshëm, sigurohuni që të mos e shkatërrojë shtëpinë aksidentalisht. Ata janë gjithmonë kaq të zgjuar dhe të përulur”, “Kafsha më e lezetshme në planet”, “Një hajdut që përpiqet të ikë”, kanë komentuar disa njerëz. /Telegrafi/