Një set i fotografive mbresëlënëse shfaqin një elefant gjigant, i cili i ishte vërsulur një veturë në një rrugë në Kenia.
Elefanti gjigant po vraponte pas veturës e cila sigurisht se do të përfundonte keq së bashku me shoferin brenda, po të goditej nga kjo kafshë, transmeton Telegrafi.
Ky moment është fotografuar e dokumentuar nga 43-vjeçari Mwangi Kirubi, i cili ishte në një veturë tjetër në parkun nacional Amboseli.
Mwangi nga Nairobi kishte shkuar në një udhëtim dhe kishte pasur dëshirë të vizitojë edhe parkun nacional të Kenias, kur edhe hasi në këtë skenë.
E po të mos ishte ai, shoferi i veturës sigurisht se do ta pësonte keq – pasi ia bëri me dije se duhet të lëvizë me shpejtësi më të madhe që të largohet nga elefanti. /Telegrafi/