Një elefant i braktisur nga e ëma e tij po bëhet me shtëpi të re duke iu bashkuar një tufe elefantësh në një strehimore.
Elefanti Bupe tani do të jetë në gjendje të “krijojë miqësi të re” me grupin e elefantëve po ashtu të braktisur që do të bëhen vëllezërit e tij derisa ndërton një jetë me familjen e tij të re, transmeton Telegrafi.
Organizata Game Rangers International e shpëtoi këtë elefant i cili mbeti i vetëm në Zambia.
Ai në fillim kishte nevojë për përkujdesje gjatë gjithë kohës nga një punëtor i organizatës, por më pas filloi të rikuperohej mirë nga traumat.
Pas një kontrolli elefanti u dërgua në Qendrën e Elefantëve Lusaka për filluar jetën e tij të re. /Telegrafi/