Michelle Broadhurst ndodhej në Parkun Nacional Kruger, që ndodhet në Afrikën e Jugut, kur u detyrua të ndalonte veturën, pasi një elefant i doli përpara dhe nisi të bënte disa lëvizje të çuditshme.
Kafsha gjigante e bllokoi trafikun, teksa e zgjati disa herë këmbën e pasme, në atë që dukej sikur të jetë ndonjë ushtrim i mëngjesit, transmeton Telegrafi.
“Gjeti hapësirën më të papërshtatshme për të bërë joga, mund të shkonte diku ku është më qetë dhe me ajër të pastër”, ishte një nga komentet e shumta.
Në anën tjetër, është kërkuar nga njohësit e kafshëve, të shpjegohet veprimi i pazakontë i elefantit, nëse ishte ndonjë rutinë apo thjesht një lëvizje momentale. /Telegrafi/
https://youtu.be/7B4pIWy0lwI