Të bezdisur nga zhurma dhe shpejtësia e motoçikletave, ata shihen teksa bashkohen dhe lëshojnë zëra.
Motoçikleta bie në asfalt, teksa burri shihet duke u larguar, sapo elefantët i shkojnë afër, transmeton Telegrafi.
Madje, është edhe një i vogël që sillet atypari.
Nuk bëhet i ditur fati i motoçiklistit, apo nëse ka qenë ai i vetmi që e ka përjetuar këtë “protestë” elefantësh. /Telegrafi/