Një polic i pyjeve ka ndarë pamjet emocionale të një grupi elefantësh që me sa duket kanë marrë pjesë në një procesion funerali.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Parveen Kaswan, i cili punon për Shërbimin e Jashtëm të Indisë, ai që ka vërejtur një elefant të vogël duke u bartur nga një elefant i rritur.
Por ai nuk ishte i vetëm, pasi që në këtë procesion, ai ishte i shoqëruar nga të paktën tetë elefantët të tjerë.
Pamja tregon atë që besohet të jetë nëna e elefantit që qëndron pranë anës së rrugës, fillimisht duke bartur trupin, më pas duke e lëshuar në rrugë – për të pritur të tjerët.
Sapo të gjithë të bashkohen me të, ajo kthehet sërish dhe merr të voglin e saj, duke vazhduar rrugëtimin. /Telegrafi/