Telegrafi

Elefantët e tërbuar ndjekin grupin e turistëve, udhëtimi në park pothuajse përfundoi në fatkeqësi (Video)

Një udhëtim në parkun më të vjetër kombëtar të Indisë pothuajse përfundoi në fatkeqësi pasi një elefant i tërbuar ndoqi një xhip që mbante një grup turistësh.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video ku shihen vizitorët që iknin për të shpëtuar jetët e tyre pasi xhipi i tyre u ndodh në mes të një tufe elefantësh në Parkun Kombëtar Jim Corbett në shtetin verior të Uttarakhand.

Filmi i incidentit tregon automjetin që ndeshet fillimisht me një grup prej tre elefantëve.

Dhe më pas, kur dy të vegjlit e elefantit largohen nga rruga, kafsha më e madhe kthehet dhe ndjek pas një xhip, duke i detyruar turistët të largohen me shpejtësi nga aty. /Telegrafi/