Telegrafi

Elefantët bëjnë hesap më mirë se njerëzit

Rezultatet e hulumtimit të ri tregojnë se elefantët janë më të mençur sesa njerëzit kur bëhet fjalë për aritmetikën mentale.

Shkencëtarët kanë kryer një test në të cilin numrin e ndryshëm të mollëve i kanë hedhur në kontejnerë të cilët kanë qëndruar para kafshëve dhe kanë përcjellë se sa herë elefanti do të zgjedh kontejnerin në të cilin ka më shumë pemë.

Nganjëherë kanë hedhur më shumë molla përnjëherë, duke i shtyrë elefantët që të numërojnë më me kujdes.

Elefantët kanë zgjedhur kontejnerin e duhur në 74 për qind të rasteve, derisa elefanti aziatik Ashya madje në 87 për qind të rasteve ia ka qëlluar në cilin kontejner ka më së shumti molla.

Testi është incizuar dhe i njëjti është përsëritur me njerëz, mirëpo përfaqësuesit e sojit tonë kanë dalluar kontejnerin më të rëndë vetëm në 67 për qind të rasteve.

Deri tek ky zbulim i pabesueshëm ka ardhur shkencëtarja japoneze Naoko Irie nga universiteti në Tokio, e cila testin e ka kryer me elefantët e kopshtit zoologjik të qytetit.

”Madje edhe unë vet hutohem kur hedh mollët në kontejner”, ka pranuar shkencëtarja.