Në një kopsht zoologjik që ndodhet në Seul të Koresë së Jugut, dy elefantë të rritur janë angazhuar së bashku, të shpëtojnë një të vogël i cili ra në ujë.
Kafsha që ka lindur vetëm para disa muajsh, mbante hundën lartë, mirëpo nuk dinte të notonte apo të lëvizte nga pjesa e cekët e pishinës, transmeton Telegrafi.
“Ndihma e shpejtë në kopshtin zoologjik”, si dhe “më të mirë se njerëzit, që vetëm përpiqen të fundosin dikë”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.
Filmimi i postuar më poshtë, tregon edhe një elefant të tretë që lëvizte i shqetësuar, sepse nuk mund të kalonte rrethojën dhe të ofronte ndihmë. /Telegrafi/
https://youtu.be/fmvX4xOZCQY