Site icon Telegrafi

Eldoradio nga Suedia në natën e dytë të Ngom Festit

Natën e mbrëmshme (e enjte) filloi edicioni i shtatë i Ngom Festit, në qytetin e Prizrenit ku performuan artistët të shumtë të hip-hopit, e pika kryesore ishin grupi kosovar P.I.N.T, të cilët krijuan një atmosferë të mrekullueshme.

Në natën e sotme në Prizren, do të vijë rock bandi nga Suedia , Eldoradio.

Ata do të performojnë në skenën kryesore, e cila starton në ora 21:00 .

Pos tyre do të ketë edhe shumë artistë rajonalë nga Maqedonia e Shqiperia, si edhe artistë vendorë ku ndër ta është edhe këngëtari kosovar, Shpat Deda.

Gjatë natës së sotme artistët do të performojnë në dy skena me fillim në ora 21:00, dhe që do të vazhdojnë deri në orët e hershme të mëngjesit. /Telegrafi/

Exit mobile version