Site icon Telegrafi

Elda Kavaja shpallet “Shkencëtarja e re” për vitin shkollor 2021-2022

Me qëllim të identifikimit të talentëve të rinj dhe mbështetjen e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional, Ministria e Arsimit ka organizuar gara në shkencat e natyrës në gjimnaze “Shkencëtari i ri 2022”.

Çmimi kryesor “Shkencëtarja e re” për vitin shkollor 2021-2022, iu nda nxënëses Elda Kavaja nga Gjimnazi “Xhevdet Doda”, e cila është renditur e para me pikë.

Kjo garë është realizuar në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Prizrenit, ndërsa planifikohet që në vitet e ardhshme të zgjerohet në të gjitha komunat.

Përmes këtyre aktiviteteve garuese dhe politikave stimuluese për nxënësit e suksesshëm, MAShTI, thotë se synon nxitjen e tyre për të garuar në sferën e dijes dhe për t’i përmirësuar rezultatet e të nxënit si brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit, me qëllim që nxënësit tanë të jenë konkurrent me bashkëmoshataret e tyre kudo që jetojnë.

Për këtë qëllim MASHTI, ka hartuar një Udhëzim Administrativ, ku përcaktohet qartë organizimi dhe mbarëvajtja e garave nga niveli i shkollës, DKA-ve, niveli nacional, përfshirë edhe pjesëmarrjen e nxënësve të Kosovës në gara ndërkombëtare.

Exit mobile version