Sopranoja nga Kosova, Elbenita Kajtazi, ka bërë të ditur se ka marrë edhe një rol të rëndësishëm për të.
Fjala është për rolin e Marzillines në operën e “Fidelio” të cilin do ta jap në vitin 2020 në Operën Shtetërore “Staatsoper” në Hamburg.
“E stërlumtur të bëj debutimin tim në mesin e këngëtarëve me nivel botëror prej të cilëve mësoj gjithmonë aq shumë, e padyshim është privilegj dhe fat i madh të jem në skenën e mrekullueshme të operës shtetrore të Hamburgut“, ka shkruar Kajatazi në Facebook.