Site icon Telegrafi

Elbasan, zjarr pranë komisariatit të policisë

Zjarri, i cili dyshohet të ketë rënë nga pakujdesia, ka shkaktuar panik tek banorët e pallatit shumë pranë ngjitur me vatrën si edhe tek banesat e tjera përreth.

Vatra e zjarrit është përhapur menjëherë dhe ka përfshirë të gjithë trarët e katit të parë të godinës, e cila është parashikuar për t’u ndërtuar si pallat në këtë zonë të qytetit. Kanë qenë banorët që jetojnë shumë pranë godinës ato të cilët kanë nisur që të shuajnë flakët me mjete primitive, e më pas në ndihmë të tyre kane mbërritur edhe dy mjete zjarrëfikëse, raportoi BW.

Pas rreth një ore është bërë i mundur lokalizimi i flakëve si edhe shuarja e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Policia si dhe grupi hetimor ku edhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zjarrit, i cili shkaktoi panik tek banorët përreth vatrës./Telegrafi/
 

Exit mobile version