Zjarrfikëset, policia, inspektorë të pyjores dhe banorë të zonës shkuan në vendin e ngjarjes me qëllim lokalizimin e kësaj vatre, por zjarri i ndihmuar nga moti i thatë, era dhe pylli me pisha e shkurre, ka përparuar duke djegur deri më tani një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh.
Për shkak të terrenit të thyer, zjarrfikëset e kanë pasur të vështirë të shuajnë flakët dhe një kontribut të madh po japin vetë banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka shkrumbuar sasi të konsiderueshme të pyllit me pisha e shkurre, megjithatë nuk paraqet rrezik për banesat e fshatit, raportoi Klan.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. Deri më tani janë hedhur dy pista, ajo e shpërthimit nga pakujdesia dhe ajo e djegies së qëllimshme. /Telegrafi/