Site icon Telegrafi

Elbasan: Zjarr në barakë, vdes 80-vjeçarja

Një 80-vjeçare ka ndërruar jetë pasi baraka e drurit ku ajo jetonte u përfshi nga flakët.

Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan e se viktima është 80-vjeçarja Mike Zenollari, e cila jetonte në barakë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një qiri i harruar ndezur, shkruan Top Channel.

Exit mobile version