Sipas përfaqësuesve të fesë bektashiane në qytetin e Elbasanit, janë dhunuar varret e tre përfaqësuesve të hershëm të tyre në lagjen “Partizani” të këtij qyteti, pikërisht aty ku, sipas tyre, dikur ka qenë e ndërtuar një teqe. Ata pretendojnë se materialet e varreve janë shkatërruar dhe zhdukur nga firma që po bën punimet.
Pretendimet e përfaqësuesve të bektashinjve mbështeten edhe nga banorë të kësaj zone, të cilët shprehen kundra punimeve në këtë vend, që për ta është i shenjtë.
Përfaqësues të firmës ndërtuese, shprehen se pretendimet e bektashinjve janë të pavërteta dhe se në këtë vend nuk janë gjetur eshtra. Ndërkohë, policia e Elbasanit po bën verifikimet përkatëse./Telegrafi/