Site icon Telegrafi

Elbasan, vetëvaret një nënë e re

Silvana Bitri, nënë e një fëmije disajavësh, në kushte të rënda depresioni i dha fund jetës së saj duke u vetëvarur në ambientet e një magazine pranë shtëpisë së saj.

Viktima u gjet nga familjarët e saj, të cilët njoftuan policinë dhe u përpoqën t’a shpëtonin, por gruaja e re nuk jetonte më.

Policia e Elbasanit tha se “20 vjeçarja ishte nënë e një foshnje disajavëshe, dhe ka qenë depresioni, ai që ka çuar viktimën të ndërmarrë një akt të tillë vetëvrasës.”/Telegrafi/

 

Exit mobile version