Telegrafi

Elbasan Rashani shënon në fitoren komode të Clermont ndaj Ajaccios

Clermont ka fituar 3-1 në udhëtim te Ajaccio në kuadër të javës së nëntë në Ligue 1.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi për mysafirët, ku Kyei shënoi për 1-0 në minutën e 11-të.

Pjesa e dytë nisi më dobët për Clermont, kur Avinel (70’) i barazoi shifrat në 1-1.

Mirëpo, Elbasan Rashani që ishte inkuadrua në lojë në minutën e 63-të, ia doli të rikthente epërsinë për skuadrën e tij në minutën e 90-të, me një asistim të Wieteskas.

Për të vulosur fitoren e Clermont u përkujdes Dossou (90+1), me një asistim të Khaoui për 3-1.

Ky ishte goli i parë i Rashanit në këtë edicion, derisa skuadra e tij pas nëntë ndeshjeve ka 13 pikë. /Telegrafi/