Clremont ka fituar 2-1 në udhëtim te Angers në kuadër të javës së 19-të në Ligue 1.
Goli i parë në këtë përballje e shënoi Elbasan Rashani në minutën e 40-të, për t’i dhënë skuadrës së tij një komoditet të madh.
Në 45 minutat e dytë, Neto Borges e dyfishoi epërsinë me golin në tre minuta nga starti, me një asistim të Kyei.
Sofiane Boufal riktheu skuadrën e tij në lojë me golin e realizuar në minutën e 80-të, por ishin të pafuqishëm të bënin më shumë.
Pas javës së 19-të, Clermont gjendet në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa për Rashanin ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë sezon. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore