Telegrafi

Elbasan Rashani i pandalshëm, shënon përsëri në Ligue 1

Elbasan Rashani ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit francez Ligue 1 edhe në xhiron e 26-të.

Sulmuesi nga Kosova si gjithmonë e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen ndaj Bordeaux që për momentin është 1-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Guilavogui në minutën e 13-të për 0-1.

Por ishte reprezentuesi kosovar që barazoi shifrat në 1-1 duke shënuar në minutën e 32-të.

Rashani u asistua bukur nga Zedadka dhe me një goditje të fortë brenda portës barazoi shifrat në 1-1.

Për Rashanin ky ishte goli i gjashtë në Ligue 1 derisa ka bërë edhe tre asistime. /Telegrafi/