Elbasan Rashani po vazhdon me formë fantastike te Clermont, derisa në javën e 32-të në Ligue 1 ka gjetur rrjetën.
Clermont ia doli të fitonte me shuëm mund ndaj Nices me rezultat 1-0, derisa reprezentuesi i Kosovës ishte golashënuesi.
Në minutën e 77-të, Rashani pranoi një asistim nga Jim Allevinah, për të tundur rrjetën e skuadrës vendase dhe për t’i marrë kështu tre pikë.
Ky ishte goli i pestë i lojtarit shqiptar, që po ashtu ka edhe tre asistime të tjera deri më tani në këtë edicion.
Clermont është aktualisht në vendin e 15-të në Ligue 1, me 24 pikë të grumbulluara pas 23 javësh./Telegrafi/