Site icon Telegrafi

Elbasan Rashani drejt Ligue 1, Clermont afër nënshkrimit me sulmuesin e Kosovës

Mesfushori sulmues i Kosovës, Elbasan Rashani, pritet të bashkohet me Clermont në orët në vijim.

L’Equipe shkruan se Clermont që është promovuar në Ligue 1 do të njoftojë nënshkrimin me Rashani, që ka luajtur me Kosovës 16 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Mesfushori sulmues 28 vjeç kalon në Francë si lojtar i lirë nga Erzurumspor.

Rashani mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit, ndërsa ka lindur në Suedi.

Ai ka bërë karrierë në klube si Brondby dhe Rosenborg. Rashani është nga emrat që gjithmonë ftohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes. /Telegrafi/

Exit mobile version