Site icon Telegrafi

Elbasan, dy në pranga për falsifikim monedhash

Burime nga policia thanë se të arrestuarit janë shtetasit Everest Merishaj, 20 vjeç dhe Aurel Vogli, 29 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë hedhur në qarkullim në qytetin e Elbasanit dhe Peqinit 100 euro të dyshuara si falso.

Mësohet se këtë sasi eurosh ata i kanë përdorur për të blerë karburant në pikën e karburantit në lagjen "28 Nëntori" të qytetit të Elbasanit si dhe në një fshat në Pajovë të Peqinit.

Policia arrestoi dy shtetasit si edhe sekuestroi nën cilësinë e provës materiale 100 euro falso si edhe mjetin tip motoçikletë pa targa, me të cilën ata udhëtonin, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version