Site icon Telegrafi

Elbasan: Dhjetëra fëmijë në pediatri

Rastet e fëmijëve të dehidratuar janë shtuar dhe dhjetëra fëmijë paraqiten cdo ditë në spitalin pediatrik të Elbasanit si pasojë e diharresë dhe të vjellave që shkaktohen nga virozat e stinës temperaturat e larta dhe mosrespektimin i këshillave mjekësore, AS.

Mjekët pediatër përballojnë fluksin e pacientëve dhe nënvizojnë këshillat për nënat e fëmijëve të prekur nga virozat, evitimin e daljes në orët e vapës dhe kujdes për konsumimin vëtëm të ushqimeve të freskëta.

Numri i fëmijëve në qytetin e Elbasanit u rrit me kthimin e emigrantëve dhe ndërrimi i ambjentit i bëri ata më të prekshëm nga virozat e stinës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version