Telegrafi

Elbasan, biznesmeni gjendet i vetëvarur në banesë

Një biznesmen nga qyteti i Elbasanit është gjendur i pajetë në banesën e tij këtë të hënë.

Bëhet fjalë për pronarin e një Exchange, shtetasin me iniciale T.S, i cili është vetëvarur në shtëpinë e tij.

Viktima u gjet i pajetë nga familjarët, ndërsa nuk bëhen të qarta rrethanat që e kanë çuar biznesmenin drejt këtij akti, raportojnë mediat shqiptare.

Ndërkohë policia po vijon mbi zbardhjen e kësaj ngjarje.

“Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.