Skënderbeu i Korçës ka gjetur golin e parë ndaj Young Boysit në takimin e vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës.
Është sulmuesi Ali Sowe, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë e korçareve prej 1-0.
Goli i qendërsulmuesit Sowe erdhi në minutën e 65 të ndeshjes.
Ky gol u asistua nga mesfushori shqiptar, Gjergji Muzaka. /Telegrafi/