Site icon Telegrafi

Elbasan, aksidentohet rëndë një familje

4 pjesëtarët e familjes Sula mbetën të plagosur nga ky aksident.

Makina me targa të huaja doli nga rruga dhe si pasojë u plagosën, Ludvi Sula 42 vjeç, Finete Sula 38 vjeç, F. Sula 8 vjeç dhe M. Sula 3 vjeç.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Peqinit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ata u dërguan në spitalin e Elbasanit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version