Telegrafi

Elbasan, 37-vjeçarja që u vra në ishte me urdhër mbrojtjeje

Jetlira Elezi, nëna e një vajze që u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj orët e para të kësaj të shtune, ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Elbasanit para pesë ditësh.

Mësohet se viktima dhe autori Ramis Mici ishin të divorcuar dhe kishin nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme.

Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja.

Të dy nuk kishin punë të qëndrueshme.

Pronari i banesës ku dy 37-vjeçarët jetonin me qira ka treguar për mediat se para pesë ditësh ata kishin pasur një zënkë pas së cilës gruaja kishte shkuar në polici dhe kishte denoncuar ngjarjen.

“U grinë të dy, po pa e ditur ne sesi…rrinin të dy këtu në kat të dytë brenda. Erdhën me një grindje të vogël.

Kishin vetëm një muaj që jetonin këtu. Ajo iku në polici e denoncoi para 4-5 ditësh. Erdhi policia këtu e mori zotrinë. Nuk e dimë çfarë ka pasur më parë. Këtu nuk kishin”, u shpreh pronari Xhafer Zdrava.