Telegrafi

Elano: Hughes më largoi nga City

“Jam shumë, shumë i zhgënjyer që largohem nga Manchester City. E kam dashur këtë klub dhe e kam dashur Anglinë. Jam i dëshpëruar që largohem nga gjithë miqtë dhe fansat që i kam bërë këtu”, ka thënë Elano.

“Doja të qëndroja por rrethanat më detyruan të largohem. Nuk u aktivizova me rregull nga menaxheri. Menaxheri ka ndërtuar tash një ekip ashtu siç dëshiron ai, dhe për këtë arsye pres që ai ta fitoj Ligën Premier këtë sezon”, ka shtuar braziliani.