Elaine Thompson-Herah ka vendosur rekord të ri olimpik në finalen e 100 metrave për femra.
Xhamajka përfundoi e para, e dyta dhe e treta në finalen e 100 metrave për femra, duke rrëmbyer kështu që të tria medaljet.
Elaine Thompson-Herah mposhti bashkatdhetarët Shelley-Ann Fraser-Pryce dhe Shericka Jackson, për të rrëmbyer medaljen e artë, por jo vetëm kaq.
Ajo përfundoi garën në kohën e 10 sekonda e 61 të qindtat, e që në fund doli të ishte rekord i ri Olimpik, duke qenë më e shpejtë për vetë 0.01 nga rekordi i mëparshëm (10:62), i vendosur nga Florence Griffith-Joyner në vitin 1988!
Ishte koha e dytë më e shpejtë mbi 100 metra në histori, duke mposhtur regjistrin e Shelly-Ann Fraser-Pryce prej 10:63 të vendosur në Kingston muajin e kaluar. /Telegrafi/
Elaine Thompson-Herah wins gold in the women's 100M and breaks the Olympic record
Clean sweep on the podium for Jamaica 😤 pic.twitter.com/CupcgUvx7J
— Bleacher Report (@BleacherReport) July 31, 2021